0.5 C
Pristina
Sunday, February 23, 2025

Buy now

spot_img

KQZ-ja publikon votat e kandidatëve për deputetë: Këtu mund t’i shihni rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë.

Deri më tash janë numëruar gati 90% e vendvotimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

“Ju njoftojmë se pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike https://rezultatet2025.net janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”.

Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive. Po ashtu, në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img