2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

KQZ-ja pritet të miratojë fondin për subjektet politike për 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës ku në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës, për miratimin e vendimit për caktimin e lartësisë së mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2024.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në ora 13:30.

Në rend dite, pos çështjes së mjeteve për subjektet politike, është edhe shqyrtimi dhe  miratimi i draft Planit Final të Prokurimit për vitin 2024. Pastaj shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit të Punës për vitin 2024.

Ndërkaq, do të shqyrtohet dhe miratohet edhe draft Plani Final i Prokurimit për vitin 2024.

Gjithashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe miratohet ftesa nga ODIHR, për pjesëmarrje në konferencën “Shkëmbim Rajonal mbi Forcimin e Sistemeve dhe Praktikave Financiare të Fushatës” në Varshavë, si dhe do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i ftesës së IFES, për takim online nga Rrjeti i Drejtësisë Zgjedhore për Evropën dhe Eurazinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img