Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, lidhur me procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Në rend dite janë shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore dhe shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve.
“Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.
“Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.
“Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, janë disa prej pikave të rendit të ditës të mbledhjes së sotme të KQZ-së.
Mbledhja do të mbahet në orën 11:00.