3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KQZ-ja mbetet e bllokuar tash e dhjetë muaj

Që nga fundi i marsit të vitit të kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i bllokuar, pasi në atë kohë u ka përfunduar mandati anëtarëve të këtij organi.

Ndërkohë, emërimin e anëtarëve të rinj e pati vonuar presidenti Hashim Thaçi, i cili pas disa muajsh bllokade iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse grupet parlamentare që janë formuar pas zgjedhjeve duhet të kenë përfaqësues në KQZ.

Megjithatë, Kushtetuesja e pati refuzuar kërkesën e Thaçit, duke thënë se kjo çështje nuk është në kompetencën e saj dhe se tashmë ekziston një sqarim i Gjykatës Kushtetuese për atë se çka konsiderohet grup parlamentar.

Më pas në dhjetor të vitit që lamë pas presidenti Thaçi u bëri kërkesë gjashtë grupeve parlamentare shqiptare që të propozojnë nga një përfaqësues për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Dy partitë opozitare LDK-ja dhe LVV-ja, të cilat e konsiderojnë këtë gjë si shkelje të Ligjit për Zgjedhje dhe e Kushtetutës së Kosovës, kanë dërguar nga dy emra për përfaqësues në KQZ e jo nga një, sa u ka kërkuar Thaçi. Pavarësisht kësaj, Thaçi ende nuk i ka dekretuar emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së, ndërkohë që të paktën dy parti ende nuk ia kanë dërguar Thaçit emrat e përfaqësuesve të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img