-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

KQZ-ja: Kemi pranuar mbi 1 mijë kërkesa për votim jashtë vendit, 222 u refuzuan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njotuar se deri me 1 shtator kanë pranuar mbi 1 mijë aplikime për votim jashtë vendit, ku 222 janë anuluar për mos-përmbushje të dokumentacionit.

KQZ-ja në mbledhjen e mbajtur njoftoi për aplikimin për votim jashtë vendit dhe për aplikimet për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës.

Kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se aplikimi do të zgjasë deri me 26 dhjetor 2024.

“Deri më 1 shtator, përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar (selfie) duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.

Edhe periudha e ndërrimit të qendrës së votimit brenda komunës ka filluar me 29 gusht dhe do të përfundoj me 26 dhjetor 2024. Sipas KQZ-së janë pranuar 85 kërkesa për ndërrimin e qendrës ku 14 janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img