Site icon PrishtinaPress

KQZ-ja gjobit me nga 4 mijë euro tri subjekteve politike

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar për raportet financiare të partive politike për vitin 2023.

Në mbledhje u bë e ditur se tri parti janë gjobitur me nga katër mijë euro secila për arsye të mos dërgimit të raportit, që KQZ-ja i ka kërkuar.

“Ekolëvizja e gjelbër, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, zyra ka shqiptuar gjobë për secilën parti nga 4000 mijë euro për secilën”.

Po ashtu tri parti të tjera kishin pranuar kontribute në të holla, gjë që është në kundërshtim me ligjin për financime të subjekteve politike.

Exit mobile version