Site icon PrishtinaPress

KQZ-ja diskuton sot për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se të premten, më 8 mars 2024, do të mbajë një mbledhje për verifikimin e nënshkrimeve në lidhje me peticionet për shkarkimin e kryetarëve në komunat e veriut të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në rend të ditës do të jetë prezantimi i raportit të verifikimit të peticioneve të paraqitura nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

“Të premten, më 8 mars 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, ka njoftuar ai.

Mbledhja e radhës e KQZ-së vjen pas përfundimit të procesit të verifikimit të nënshkrimeve të qytetarëve serbë në këto katër komuna.

Exit mobile version