Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se e ka shkelur ligjin.
Sallahu tha se VV-ja është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për Listën Serbe, dhe pavarësisht kësaj KQZ-ja ia ndau numrin.
“Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP. KQZ-ja ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numërit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së”, tha Sallahu.
Sot Komisioini Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë hedhjen e shortit për partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
VV-ja në këto zgjedhje do të garojë me numrin 118.