Zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se sot i kanë pranuar kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura edhe në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.
Ai për Klankosova.tv ka theksuar se të njëjtën listë ditë më parë e kishin pranuar edhe nga Zubin Potoku.
“Mund t’ua konfirmoj se gjatë ditës së sotme kemi pranuar edhe kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Ndërkaq, siç kemi njoftuar, më parë kemi pranuar edhe kërkesën të njëjtë edhe nga Zubin Potoku”.
“KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi.