Kanë mbetur edhe tre ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në vendin tonë. Ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) thuajse është në përfundim të të gjitha përgatitjeve të nevojshme sa i përket procesit zgjedhor.
Përmes një ritenderi, KQZ ka kërkuar të furnizohet me distinktive për zgjedhjet lokale 2021.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Solvit” SH.P.K.
Përmes njoftimit, bëhet me dije se vlera e përgjithshme e kontratës ka kushtuar hiç më pak se 97 mijë e 900 euro.
