Site icon PrishtinaPress

KQZ ende s’ka pranuar ndonjë njoftim për tërheqjen e Jabllanoviqit

Gjatë orëve të pasdites u raportua lidhur me tërheqjen e mundshme nga kandidatura për kryetar të Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviq.

Megjithatë, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ky institucion nuk ka pranuar asnë njoftim lidhur me këtë.

Madje, sipas Elezit, me datën 27 të muajit të kaluar është mbyllur afati për tërheqjen e subjekteve politike nga gara zgjedhore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e së dieles, më 23 prill. Po ashtu, më 27 mars 2023 ka përfunduar edhe afati për tërheqjen e subjekteve politike nga gara zgjedhore.

Pasi janë përmbyllur të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, KQZ-ja ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Së fundmi, procesi i shtypjes së tyre ka përfunduar gjatë ditës së sotme, e enjte”, ka thënë Elezi për lajmi.net.

Exit mobile version