KQZ njofton se afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore mbyllet sot.
Sipas komunikatës së KQZ-së, të gjitha subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja për vazhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023, aplikimin për vëzhgimin e këtij procesi mund ta bëjnë edhe gjatë ditës së sotme.
“Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 17 prill 2023,
Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Mediave) apo në vegzën direkte:
Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediave do të përfundojë më 18 prill 2023,
Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Subjekteve Politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje”, thuhet në njoftim./PrishtinaPress/