Zyrtari i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka certifikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të gjithë kandidatët e saj për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dushi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka paraqitur edhe dokumentacionin përkatës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të gjithë kandidatët e saj CERTIFIKOHEN nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.Fitore”, ka shkruar Dushi.