“Kqyre drejtor çka po të them, mati fjalët”, Ganimete Musliu përplaset me drejtorin e Policisë

154
Advertisement

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai aty është përplasur me deputeten e PDK’së, Ganimete Musliun.

Advertisement

Mefail Bajqinovci i VV’së tha se kryeministri Hoti pati deklaruar se zyrtarët policorë se nuk po respektojnë masat antiCOVID, duke pyetur edhe për numrin e atyre që janë të infektuar.

“Kryeministri Hoti ka deklaruar që Policia e Kosovës dhe Inspektorati po i shkelin vendimet e qeverisë, pra nuk po i zbatojnë masat antiCOVID. A pajtohemi me deklaratën e kryeministrit? Deri më tani vlerësohet se një numër i madh i zyrtarëve policorë janë prekur nga COVID, sa është numri i tyre?”, tha Bajqinovci.

Mehmeti është përgjigjur se nuk mund të komentojë deklaratat e thëna nga të tjerët.

“Duhet të pranoj që unë nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të kryeministrit Hoti, mirëpo unë ju kisha lut që një ushtrues detyre të drejtorit të policisë ta kurseni nga interpretimet e deklaratave që ka bërë kryeministri, ministri apo ndonjë deputet, sepse nuk është as etike e as profesionale për mua që të bëj komente rreth asaj çka thotë një politikan. Natyrisht që Policia e Kosovës i respekton vendimet e Qeverisë dhe gjitha ligjet dhe urdhëresat që dalin nga institucionet legjitime të shtetit”, deklaroi ai.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka kërkuar që i njëjti të  “zgjedhë” fjalët edhe kur flet me deputetët.

“Mos na thuaj që nuk është profesionale, se që 10 vjet jemi në këtë komision. Edhe tash vjen një drejtor, një ushtrues detyre me thënë që nuk është etike dhe profesionale, kjo nuk është profesionale. Keni kujdes, zgjidhni fjalët, nëse ruheni dhe i zgjidhni fjalët për qeverinë, dy herë duhet me i zgjedh fjalët për Kuvendin. Këtë ta keni parasysh, sepse edhe qeveria edhe ju i përgjigjeni këtij komisioni”, u shpreh Musliu.

“Mos na trego neve drejtor çka është etike dhe profesionale se qe 10 vjet jemi në këtë komision e tash me ardhë një drejtor, një ushtrues detyre, me na thanë nuk është etike e profesionale, kjo nuk është profesionale e etike”, ka thënë Musliu.

Mehmeti tha se nuk e kishte fjalën për deklaratat e deputetëve, por nuk mund t’i komentojë deklaratat e Kryeministrit apo ministrave.

Ju thatë se kryeministri Hoti ka derklaruar se nuk po zbgatphen vendimet nga Policia, unë nuk e kam dëgju këtë deklaratë, por unë ju kisha lutë që një ushtrues detyre ta kurseni nga interpretimet e deklaratave që mund t’i bëjnë Kryeminsitri, ministri apo të tjerët”, ka deklaruar Mehmeti.

“Të qenurit ushtrues detyre i drejtorit të Policisë, nuk të amniston nga përgjegjësitë që ju keni pranuar  t’i ushtroni dhe keni, edhe një herë po përsëris, është e papranueshme për mua dhe po besoj për të gjithë anëtarët e komisionit, që një ushtrues detyre i drejtorit të Policisë të na tregojë çka është joetike dhe joprofesionale në punën tonë, dhe ju kërkoj që të tërhiqeni nga ky konstatim i juaji. Nëse e keni thënë pa vetëdije ju kuptoj dhe mund të kërkoni falje, nëse e keni thënë me tendencë unë ju kërkoj ta tërhiqni fjalën. Kqyre drejtor çka po iu them, kurrë në jetë as nuk kam me ta lypë numrin e telefonit, as nuk kam me ta sillë numrin e telefonit me intervenu për kurrgjë, as me të intervneu për kurrgjë personale”, i është kundërpërgjigjur deputetja Musliu.

Mehmeti tha se deklarat e tij nuk ishin tendencioze.

“Deputete, nëse tingëlloi ashtu, po ju them se e thashë për vete, jo për juve. Nuk e thashë me tendencë, unë e thashë për vete që nukë shtë për mua është joetike dhe joprofesionale të jap deklarata, nëse vërtet ka tingëllu ashtu, nëse keni mëndu që e kam thënë qashtu unë ju kërkoj falje, por nuk e kam thënë ashtu”, ka deklaruar Mehmeti.

PostAdssFotoja e reklamës