0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

KPM sqaron të drejtat e ritransmetimit të “Arena Sport” dhe “Primer Leaugue” në Kosovë

Komisioni i Pavarur i Mediave ka dalë me sqarim për opinionin publik në lidhje me të drejtat e ritransmetimit të kanaleve Arena Sport dhe Primer Leaugue në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e tyre thuhet se “bazuar në marrëveshjet/autorizimet dhe konfirmimet e deponuara në KPM nga palët e interesit (Premier League, DigitAlb dhe Arena) të drejtat për ritransmetimin ngjarjeve sportive të Premier League për territorin e Republikës së Kosovës i kanë siguruar kompania DigitAlb në gjuhën shqipe dhe Arena në gjuhën serbe”.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) me shqetësim ka përcjell reagimet e fundit në lidhje me ri-transmetimin e kanaleve Arena Sport në territorin e Republike së Kosovës, konkretisht të drejtat e këtyre kanaleve për transmetimin e ngjarjeve sportive të Premier League.

Duhet sqaruar opinion publik dhe akteret tjerë relevante së KPM ka analizuar në detaje të drejtat e transmetimit të kanaleve Arena Sport në Kosovë, me theks të veçanet të drejtat e këtyre kanaleve për t’i ritransmetuar ngjarjet sportive të Ligës Angleze të Futbollit (Premier League).

Bazuar në marrëveshjet/autorizimet dhe konfirmimet e deponuara në KPM nga palët e interesit (Premier League, DigitAlb dhe Arena) të drejtat për ritransmetimin ngjarjeve sportive të Premier League për territorin e Republikës së Kosovës i kanë siguruar kompania DigitAlb në gjuhën shqipe dhe Arena në gjuhën serbe.

Kompania DigitAlb dhe Arena për të vepruar në territorin e Republikës së Kosovës, kanë hy në marrëveshje kontraktuale me operatoret e shpërndarjes të licencuar në KPM, ashtu siç përcaktohet me Rregulloren për Shpërndarjen e Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale KPM-2020/01.

KPM me datën 27 shtator 2023, ka kërkuar sqarime te detajuara nga Premier League në lidhje më të drejtat e Arena dhe DigitAlb për transmetimin e Premier League për territorin e Republike së Kosovës.

Premier League me datën 19 tetor 2023, i është përgjigjur kërkesës së KPM-së, duke sqaruar së të drejtat e ritransmetimit për ngjarët sportive të Ligës Angleze, për territorin e Republikës së Kosovës, për gjuhen shqipe i janë dhënë kompanisë DigitAlb ndërsa për gjuhen serbe kompanisë Arena. Gjithashtu Premier League ka sqaruar se Arena dhe Digitalb kanë të drejte të hyn në marrëveshje me operatoret e tret për të siguruar ritransmetimin e Premier League në territorin e Republikës së Kosovës.

Bazuar në autorizimet e deponuara në KPM, kompania DigitAlb ka hy në marrëveshje me operatoret e shpërndarjes:

  1. Telekomi i Kosovës;
  2. ISP Broadcast.

Kompania ARENA ka autorizuar operatoret e shpërndarjes:

  1. mts;
  2. ARTMotion.

Ndërsa operatori i shpërndarjes ARTMOTION, bazuar në autorizimin e dhënë nga ARENA, ka hy në marrëveshje me operatoret e shpërndarjes:

  1. IPKO;
  2. Kujtesa;
  3. Telkos.

Të drejtat e kompanisë DigitAlb dhe A DigitAlb për ritransmetimin e ngjarjeve sportive të Premier League për territorin e Republikës së Kosovës, janë publike edhe në web-faqen e Premier League (për më shumë shih linkun: https://www.premierleague.com/news/2184867)

Për fund KPM siguron opinion publik se është duke kryer me përgjegjësi të plotë detyrat dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore dhe se është duke përcjell çdo përmbajtje programore për të vlerësuar pajtueshmërinë me legjislacion e KPM-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img