Site icon PrishtinaPress

KPM-ja e dënon Klan Kosovën me 30 mijë euro për Big Brother: Promovoi dhunë psikologjike ndaj viktimës së dhunës

Komisioni i Pavarur i Mediave e ka dënuar Klan Kosovën me 30 mijë euro

Kjo pasi KPM ka konstatuar se Big Brother ka promovuar dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Flutura Kusari, juriste e medias.

Postimi:

E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! 🙌

30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët. 🚫💔

Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive. 👏✅

Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë? 🤷🏻‍♀️

Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë! 👏

Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë. ✋🚫

Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.

Ju falenderoj për vëmendje. 🤩

P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit.

Exit mobile version