1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

KPK-ja konfirmon listën e kandidatëve për kryeprokurorë të Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka konfirmuar listën përfundimtare prej pesë kandidatësh për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës: Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Haki Gecaj, Armend Hamiti dhe Afrim Shefkiu, si dhe listën prej katër kandidatësh për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Fitore Sadikaj, Kujtim Munishi, Fatmir Behrami dhe Valdet Gashi, ndërsa nga gara është eliminuar një kandidat që nuk i ka plotësuar kriteret ligjore.

Sipas njoftimit, gjatë takimit të sotëm është themeluar paneli hetimor për trajtimin e një rasti disiplinor në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe janë aprovuar dy raporte – Raporti i Komisionit ad-hoc për trajtimin e kërkesave të dy ish-prokurorëve për kompensim të pagave jubilare, kërkesa këto që janë refuzuar dhe Raporti i Komisionit për avancimin e prokurorit Ramiz Buzhala në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

 

 

Gjatë këtij takimi Këshilli, për herë të parë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka mbajtur 5 seanca dëgjimore, ku janë trajtuar raportet e paneleve hetimore-disiplinore përkatëse, ndërsa vendimet që janë marrë do të publikohen pasi që të bëhen përfundimtare. ​

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img