Site icon PrishtinaPress

KPK-ja hap Panel Hetimor në rastin e një prokurori

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur Panel Hetimor në rastin e një prokurori

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në mbledhjen e sotme të KPK-së, janë marrë edhe disa vendime të tjera.

“Fillimisht është themeluar Paneli hetimor për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe janë miratuar Raporti analitik i Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për periudhën kohore 2013- 2022, me disa rekomandime të anëtarëve të KPK-së dhe Raporti vjetor për vitin 2022 për zbatimin e Planit të Veprimit të Planit Strategjik të Sistemit Prokurorial (2022-2024)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 29 shtator 2023 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur Takimin e 234-të me radhë, sipas agjendës së paraparë.

Fillimisht është themeluar Paneli hetimor për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe janë miratuar Raporti analitik i Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për periudhën kohore 2013- 2022, me disa rekomandime të anëtarëve të KPK-së dhe Raporti vjetor për vitin 2022 për zbatimin e Planit të Veprimit të Planit Strategjik të Sistemit Prokurorial (2022-2024).

Po ​gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial themeloi Komisionin për Kushte të Tregut të Punës, në përputhje me Rregulloren për Shtesat dhe Kompensimet e të Punësuarve në Sistemin Prokurorial, në përbërje të të cilit do të jenë – një anëtar i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, një anëtar i Komisionit për Çështje Normative dhe një anëtar nga radhët e administratës së sistemit prokurorial.

Gjithashtu, KPK-ja caktoi znj. Shqipe Hykolli në detyrën e Ushtrueses së Detyrës të Drejtoreshës së Përgjithshme të Sekretariatit të KPK-së deri në zgjidhjen e drejtorit të ri dhe trajtoi Raportin e Panelit Hetimor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në përfundim të takimit janë shqyrtuar edhe kërkesa për plotësimin dhe ndryshimin e Planit të Personelit Administrativ për vitin 2023 dhe kërkesa për ricaktimin e dy prokurorëve të Shtetit në prokuroritë e vendit.

 

 

Exit mobile version