Site icon PrishtinaPress

KOSTT paralajmëron krizë energjetike në dy muajt e ardhshëm

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Kadri Kadriu ka thënë se situata energjetike në vend është e rëndë dhe përveç atyre që prodhojnë dhe shpërndajnë rrymën, kujdes duhet të kenë edhe qytetarët që shpenzojnë rrymën.

Kadriu thotë se konsumi i energjisë elektrike është në nivele të jashtëzakonshme.

“Në këtë moment diferenca mes prodhimit dhe importit është jashtëzakonisht i lartë. Në kushte normale nuk do të ishte problem, por ngritja e çmimeve në tregun ndërkombëtarë e ka përkeqësuar situatën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryshefi i KOSTT thotë se reduktimet e energjisë janë të domosdoshme për ta ruajtur integritetin e sistemit energjetike dhe për të mos u penalizuar nga partnerët ndërkombëtarë.

Kadriu thotë se vitet e kaluara në Kosovë nuk ka pasur shpenzim kaq të madh të energjisë elektrike, por sipas tij “për shkak të çmimit të lirë të rrymës, këtë vit edhe qytetarët kanë filluar ta përdorin atë për ngrohje”.

“Shpresojmë që bashkërisht ta kalojmë këtë situatë që do të jetë sfidë për dy muajt e ardhshëm”, deklaroi tutje Kadri Kadriu.

Exit mobile version