1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

KOSTT-i njofton se nga sot rryma në veri do të paguhet njëjtë si në tërë Kosovën

Energjia elektrike tashmë do të paguhet edhe në veri, sikurse në gjithë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri përmes një postimi në Facebook i cili bëri të ditur se kjo do të ndodh që nga sot.

“Përveç  Liberalizimit të Vizave dhe  Lëvizjes së pa penguar me targa të  RKS, po e ndaj një sukses të jashtëzakonshëm në sektorin e energjisë. Me 1 janar 2024, duke filluar nga 00:01’, furnizuesi Elektrosever Sh.p.k, -kompani e licensuar dhe e regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës -ka filluar të nominoj energjinë për katër komunat e veriut. Pra ka filluar të marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri. Pas më shumë se 20 viteve, energjia e konsumuar në pjesën veriore do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të territorit të vendit”.

“Fotografia e parë (në të majtë) tregon periudhën rreth 1 orë para orës 12:00h, para fillimit të nominimit. Ndërsa fotografia e dytë (në të djathtë) tregon kohën diku rreth 6 minuta pas fillimit të nominimit. Vërehet menjëherë një nivel i devijimeve të pa qëllimshme dukshëm më i ulët, pra afër zero”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img