-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kostoja e izolimit, mbi 25 milionë euro për viza

Nga viti 2010 deri në vitin 2016 qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar mbi 25 milionë euro vetëm për aplikim për marrjen e vizës Shengen pa llogaritur edhe shpenzimet tjera për plotësimin e dosjes për aplikim.

Gjatë kësaj kohe janë dorëzuar mbi 507 mijë aplikacione, ndërsa rreth 97 mijë janë refuzuar

Qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar mbi 25 milionë euro gjatë shtatë vjetëve të fundit për t’u pajisur me viza të Zonës Shengen.

Por këtu nuk janë llogaritur shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me kompletim të dokumentacionit për viza, si shpenzimet për fotografi, sigurimin shëndetësor, shërbimet e përkthimit, shpenzimet bankare e ato të rrugës.

Pagesa për aplikim për vizë Shengen dallon varësisht nga ambasada, më e lira është 35 euro, ndërsa taksat më të larta shkojnë në 60 apo në 65 euro, shkruan “Zëri”.

Sipas statistikave të Komisionit Evropian dhe të Eurostat-it, gjatë viteve 2010-2016 kosovarët kanë pasur mbi 507 mijë aplikime për viza Shengen, të cilat sipas një përllogaritjeje me pagesën mesatare u kanë kushtuar mbi 25 milionë euro.

Madje, rreth 97 mijë prej aplikimeve gjatë këtyre shtatë vjetëve janë refuzuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img