4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

KoSSev: Pesë ish-policë serbë të Kosovës ftohen për t’u marrë në pyetje si të dyshuar për “vrasjen e kryeministrit të Kosovës”

Portali “Kossev” shkruan sot se pesë ish-pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovë të rajonit të veriut, dy prej të cilëve kanë mbajtur pozita të larta,  janë ftuar për t’u marrë në pyetje nga Departamenti i Policisë së Kosovës kundër Terrorizmit.

“Kossev” shkruan se këta do të merren në pyetje si të dyshuar “për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës”, edhe pse asnjë kryeministër i Kosovës s’është vrarë deri tani.

Në një prej telefonatave që KoSSev thotë se ka informacione, një prej të dyshuarve ftohet që të lajmërohet në Stacionin Policor në Mitrovicën Jugore në kuadër të departamentit të hetimeve, në mënyrë që të jap dëshmi lidhur me veprën penale nga neni 119 paragrafi 3 dhe për veprën penale nga neni 122 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Portali “KoSSev” ka publikuar edhe një dokument, ku paralajmërohen të dyshuarit se nëse nuk paraqiten pa arsye, mund të lëshohet edhe urdhër arresti.

Gjithashtu është dhënë edhe mundësia e angazhimit të nja avokati për konsulta para dhe gjatë marrjes në pyetje.

Ky ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës ka thënë se është i shokuar kur ka parë se për çfarë është duke u akuzuar, meqë neni 119 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës është “vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, derisa pika 3 specifikon “Kryeministrin e Republikës së Kosovës”.

Dokument i publikuar nga “KoSSev”

“Kur shikova Kodin Penal të Kosovës, e pash nenin 119 që flet për vrasje të zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës dhe paragrafi 3 për vrasje të kryeministrit të Kosovës, ndërkohë që pika 3 në nenin 122 s’ekziston”, ka thënë ish-polici për “KoSSev”

Ky ish-polic që ka pranuar të flasë për KoSSev ka dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit kur ishin larguar kolegët serbë dhe ka punuar më shumë se një dekadë në Policinë e Kosovës.

Ai tutje ka thënë se “s’e kupton fare thirrjen” meqë kryetari i Kuvendit, presidenti dhe kryeministri janë gjallë.

“Në të kaluarën askush s’është vrarë në këto pozicione”, ka thënë ai, duke e interpretuar si “presion” thirrjen që i është bërë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img