Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se Kosovës nuk i hapë rrugë njohja nga Serbia.
Në RTK 3, ai është shprehur se këtë diskurs e ka krijuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Nuk i hap rrugë Kosovës njohja nga Serbia. Këtë diskurs e ka sjellë presidenti. Dihet pastaj që varet nga Rusia e Kina.”, ka thënë ai.
Buxhovi është shprehur kundër idesë së korrigjimit të kufijve.
“Presidenti që është ai i cili duhet ta mbrojë Kushtetutën del i pari e qet në pazar shtetin. Pavarësinë e Kosovës e ka njohur GJND-ja”, ka thënë ai.