Site icon PrishtinaPress

Kosovës i dorëzohet marrëveshja e IPA-së në vlerë 45 milionë euro

Bashkimi Evropian ia ka dorëzuar Kosovës Marrëveshjen e IPA-s 2016 me të cilën vendi ndihmohet me 45.5 milionë euro.

Këtë marrëveshje,ministres së Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ia ka dorëzuar sot drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.

Ruiz Calavera gjatë vizitës në Kosovë ka takuar edhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa më vonë do të takoj ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministrin e Financave Avdullah Hoti, si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare

Exit mobile version