1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Kosovë-Serbi 1-1”, Vuçiq e komenton postimin e Rabit Konjufcës që e publikoi para vrasjes së Faton Hajrizit

“Kosovë-Serbi 1-1! Mbani mend. Fatoni do të kthehet në Kosovë pa asnjë therrë në kembë. Pastaj do të filloj gara e kushtëzimit të ekstradimit ta Radoiçiqit në Kosovë me ekstradimin e Fatonit në Serbi. Kjo është prognoza ime pa bastore!”.

Ky ishte komenti në facebook i Rabit Konjufcës, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes i cili është axha i Kryeparlametarit Glauk Konjufca në ditën kur policia serbe po e kërkonte Faton Hajrizin si të dyshuar për vrasjen e policit serb.

Postimi i Konjufcës, si zyrtar shteti mund të kuptohej e interpretohej në shumë mënyra.

Pasi dje rreth mesditës Hajrizi u vra afer qytetit të Lloznicës në Serbi, me bastin e Konjufcës u mor në studio televizive edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke thënë se  ky “njeri humbi para në bast”

Ndryshe, duke folur për vrasjen e Faton Harjizit nga autoritetet serbe. Vuçiq ka thënë se policia e Serbisë ka kryer punën e saj.

Ai tutje ka thënë se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe sipas tij “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”. Presidenti serb ka provuar të krijojë edhe mjegull lidhur me ngjarjen duke pretenduar se “Faton Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.

Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Vuçiq, shkruan Kurir.

Tutje presidenti serb ka përmendur faktin që Faton Harjizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000 dhe thotë se është e çuditshme se Hajrizi reklamohej në rrjete sociale dhe kritikon qeverinë e Kosovës.

“Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, ka thënë Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img