Integrimi i femrës shqiptare në Diasporë, domosdoshmëri që kërkon koha. Adriana Kelmendi-Sherifi mund të jetë shembull i shkëlqyeshëm i Integrimit të një femre shqiptare në Austri. E lindur në Mitrovicë dhe në moshën 14 vjeçare migroi në shtetin e Austrisë. Arsyeja e migrimit të Adrianës në këtë moshë të re konsiderohej situata Politike e viteve të 90-ta në KS, kushtet e vështira Ekonomike, e rastin konkret pamundësia e vazhdimit të shkollimit në kushte normale, pra nëpër shkolla, shkruan Gazeta Express.
Qysh në vitin 2004, ajo filloj të angazhohet edhe në aktivitete politike. Në vitin 2015 iu miratua edhe kërkesa që kishte bërë që fushaten për SPÖ ta bënte në gjuhën shqipe. Në vitin 2016 kandidati për president i partisë SPÖ iu drejtua bashkatedhetarëve tanë shqiptarë që jetonin atje.
Që nga viti 2014 është bashkpunetore e ngushtë edhe e Eurodeputetit Weidenholzer Josef. Ajo dha një kontribut të madh edhe për integrimin e femrave migrante. Në Institutin multietnik udhëhoqi projektin “Integrimi i Femrave Migrante në shoqerinë Austriake“, dhe gjithashtu ndihmoi shumë femra në trajnime e kurse të ndryshme. Adriana duke e dashur shumë shkollën dhe fëmijët, për kontributin e saj që ka dhënë në këtë drejtim, zgjidhet kryetare e këshillit të prindërve në shkollën Europiane në Linz, shkollë e njohur dhe model për shumë shkolla, e vizituar edhe nga shumë politikanë Kosovare. Më vone ky kontribut iu kurorizua me punën që mori në Organizaten Volkshilfe në departamentin e Azilkërkuesëve. Organizate e cila ka ofruar shumë ndihma në Kosovë që nga mbas lufta e deri më tani. Ajo përveç punës që ka atje, ndihmon edhe në raste urgjente kur kërkohet ndihma e saj.
Në Vitin 2016 zgjidhet nënkryetare e biznesmenëve multietnikë në Organizaten Politike EWV-SWV pranë odës Ekonomike, nëpërmjet së cilës pati rastin të takonte edhe politikanë nga Kosova dhe të bisedonin për zhvillimet ekonomike në KS. Puna dhe përkushtimi i plotë ka qenë produkt i suksesit të Adriana Kelmend- Sherifi dhe tani në fund u kurorizua me arritjen në detyrën nënkryetarja e parë e aktivistëve Socialdemokratë të Austrisë së epërme të Parlamentit Europian. Pra, Adriana Kelmendi-Sherifi është shembull i shkëlqyeshem i një femre e cila asnjëherë nuk mohon kombësinë që ka, por vërteton se pavarësisht nga je, me pune, sakrifice, vullnet dhe deshirë i arrin të gjitha.
Ka edhe një mesazh për Institucionet e Kosoves, si një intelektuale, veprimtare një grua me kulturë dhe emancipim evropian mendoj që Institucionet e Kosoves duhet të bëjnë më shumë në tranjimin të diasporës shqipëtare sepse çdo rrethanë që është kërkuar nuk ka munguar angazhimi dhe kontributi i diasporës për Kosovën.