0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosovari vret gruan e tij në një parking në Gjermani

Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitore në Aachen të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.

Raportohet se dorasi dhe viktima janë kosovarë.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.

Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve. Policia kishte rrethuar vendin e krimit dhe zonën përreth.

I dyshuari ndodhet në paraburgim që nga e diela.

Prokuroria publike nuk ka dashur të komentojë pyetjet nëse ai tashmë është akuzuar për vrasje, nëse ka precedentë penalë dhe nëse është gjetur një armë e vrasjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img