Sukseset e arritura në moshën 17 vjeçare, kishin lënë të kuptohet e Valmir Berisha ka një të ardhme të ndritur në futboll.
Futbollisti me prejardhje nga Deçani, në moshën 17 vjeçari kishte arritur vendin e tretë në botërorin për të rinj me Kombëtaren e Suedisë, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i turneut.
Ky sukses i solli atij edhe një kontratë me Romën, nga i cili moment edhe filluan t’i shfaqen problemet në karrierën e tij.
Vitet në vazhdim e quan nga një skuadër në tjetrën, pa arritur të lë gjurmë te asnjëra.
Viti 2019, e sheh Berishën në futbollin boshnjak.
22 vjeçari ka arritur marrëveshje me Velezin e Monstarit, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë të Bosnjës.
Berisha me Velezin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2020, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.