Të hënën një 61 vjeçar nga Kosova duheshte të përgjigjet përballë gjykatës rajonale të St. Galler, pasi akuzohej për vrasjen e kushëririt të tij në rrugë të hapur 2016, shkruan tagblatt.ch.
Rezymeja e ngjarjes sipas “20min”
Rrëzimi misterioz nga ballkoni
Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, andaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë.
Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur. “Bashkëshortja me Hakiun ishte kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai,” tha një mik i viktimës. “Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy.” Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur për para.
“Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga,” thotë i afërmi i viktimës. “Pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër, nuk mund të hapte konto bankare.”
Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë.
Ç’vendosi Prokuroria dhe ç’tha avokati
Të martën, sot, u mbajt seanca e parë kundër 61 vjeçarit. Ai jeton prej kohësh në rajon dhe ka një familje me katër fëmijë. Prokuroria e dënoi me 18 vjet heqje lirie për shkak të vrasjes. Drejtësia zvicerane nuk ka gjetur prova që gruaja e tij të ketë pasur lidhje intime me viktimën, ndërsa vrasësi pretendon se kishte blerë mjete teknologjike për të vëzhguar gruan. Ai kishte qenë tepër xheloz, shkruan tagblatt.ch.
Avokati i tij kërkoi një dënim maksimal prej dhjetë deri dymbëdhjetë vjet burg, për shkak se klienti i tij kishte qenë në “gjendje emocionale” gjatë veprimit. Gjykata do e bëjë publike vendimin në ditët e ardhshme.