0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosovari la punën me pagë 430 euro – shkoi në Zvicër

Shumë të rinjë kosovarë jetojnë “me sytë” jashtë vendit.

E nga vendi nuk ikin vetëm të papunët, por edhe të punësuarit. Rasti i fundit është i një të riu nga Vitia i cili i regjistruar si i papunë në Zyrën e Punësimit në Viti, pasi kishte aplikuar në masën “Qeveria për Familjen”, dhe ka përfituar, ai e kishte lënë punën pa e marrë asnjë pagë.

Kështu kanë konfirmuar nga Zyra e Punësimit në Viti, të cilët kanë thënë se në kuadër të skemës ‘Qeveria për Familjen’ kjo zyrë që përfshinë edhe Kllokotin ka arritur të punësojë 60 persona, për 6 muaj me radhë.

Sipas këtij institucioni, në mesin e këtyre përfituesve si punëkërkues, njëri që u angazhua në një frimë private për IT, ka ndërprerë kontratën me punëdhënësin pasi është larguar nga vendi.

I njëjti ishte përfitues i skemës së re “Çdo familje me të paktën një të punësuar”, ku për 6 muaj me radhë e kishte pagën 430 euro.

“Dy raste na kanë dështuar dhe kemi ndërprerë marrëveshjen, me njërin biznes diçka me IT, pasi kemi bërë marrëveshjen me biznesin dhe punëkërkuesin, ky i fundit e ka lënë punën dhe ka dal jashtë shtetit në Zvicër, në bazë të deklaratës së punëdhënësit ai ka shkuar jashtë dhe nuk ka marrë asnjë pagë sipas skemës së qeverisë. Për 6 muaj me radhë ai do të paguhej 430 euro”, thanë nga Zyra e Punësimit.

Skema “Qeveria për Familjen”, synon që çdo familje në Kosovë do të ketë së paku një të punësuar duke i subvencionuar bizneset që punësojnë mbajtës të familjes me 70% të pagës, apo maksimumi i mbështetjes të jetë 300 euro, për 6 muaj me radhë.

Ndryshe, në Viti janë mbi 219 vende të lira të punës që punëdhënësit i kanë ofruar në Agjencinë e Punësimit. Vetëm brenda këtij viti, në zyrën e punësimit të këtij qyteti, 303 persona janë regjistruar si punëkërkues të rinj.

Në nivel vendi, në Agjencinë e Punësimit të Kosovës janë të regjistruar mbi 82 mijë punëkërkues.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë 2021, shkalla e papunësisë është 17.7%. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2020, nga Kosova janë larguar 8,724 banorë. /PlusTV/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img