-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosovari kapet duke kontrabanduar qershia e kajsia nga Serbia

Policia e Kosovës e ka identifikuar një person në Kamenicë duke kontrabanduar nga Serbia rreth 400 kilogramë qershia dhe kajsia.

Sipas policisë, i dyshuari për këto mallra nuk kishte asnjë dokument.

“Kamenicë, Gjilan, 22:00. Gjatë realizimit të detyrave zyrtare është identifikuar dhe ndaluar automjeti VË Cady me targa vendore. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se i njëjti kishte pasur të ngarkuara (98) arka me qershi dhe (1) arkë me kajsi me gjithsej rreth 400 kg, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se ishte duke i sjellur ilegalisht nga Serbia”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

Malli i konfiskuar sipas policisë është dërguar në terminal doganor.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dërgohet në terminal doganor”, thuhet më tutje aty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img