Si jo rrallëherë, shumë vozitës ngatrrojnë korsinë në autostrada dhe kjo shpesh kushton me jetë.
Një kosovarë raportohet se dje në orët e para të mëngjesit hyri në korsinë e kundërt të autostradës në Austri, duke bllokuar për disa orë kalimin e autostradës.
Lidhur me këtë rast, ai pritet të dënohet nga autoritete austriake për mos njohjen (ngatërrimin) e rregullave të komunikacionit.
Ngjarja ka ndodhur në Tauernautobahn, segmenti i autostradës A10 në drejtim të Salzburgut, ku për disa orë është mbyllur autostrada, informon albinfo.at.
Në raportin e policisë austriake thuhet se shoferi kosovar ishte i moshës 47-vjeç, ku po udhëtonte me gruan dhe djalin e tij.
Thuhet se ai ishte nisur nga zona e shërbimit të autostradës Golling, në autostradën Tauern në drejtim të Villach.
Mediat austriake shkruajnë se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident.
Po ashtu, analiza e konsumimit të alkoolit rezultoi negative.
Theksohet se Tauernautobahn u mbyll në drejtim të Salzburgut midis orës 2:34 të mëngjesit dhe 3:11 të mëngjesit.