Përfaqësues të kompanisë “Eurokoha” thonë se numri i qytetarëve që kanë zgjedhur bregdetin turk për t’i kaluar pushimet verore, vazhdon të jetë i njëjtë sikurse edhe viteve të kaluara.
Çmimet e lira të ofertave kanë bërë që numri i qytetarëve nga Kosova, që kanë zgjedhur bregdetin turk për t’i kaluar pushimet verore, të jetë i njëjtë sikurse viteve të kaluara. Përfaqësues të kompanive turistike thonë se deri më tash janë shumë të kënaqur me interesimin e qytetarëve për të pushuar në këtë shtet, shkruan ‘Zëri’.
Pranvera Bojniku nga kompania “Eurokoha” thotë se trendi i qytetarëve të cilët shkojnë për të bërë pushime në këtë shtet vazhdon të jetë i palëvizshëm.