Site icon PrishtinaPress

Kosovarët rrezikojnë të mbesin të izoluar edhe në vitin 2019

Kosovarët rrezikojnë të mbesin të izoluar edhe në vitin 2019, nëse marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si kusht kryesor nga Bashkimi Europian për heqje të vizave nuk ratifikohet në Kuvend, gjatë muajit janar.

Ky është paralajmërimi që ka dhënë për partitë politike ish- ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se nga muaji janar presin një dinamikë të re sa i përket Demarkacionit, ku në fundin e tij, pritet të ketë edhe diskutim në Kuvend.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj në një intervistë për lajmi.net, ka kërkuar konsensues nga paritë politike për çështjet nacionale, siç është demarkacioni, i cili mbetet kriter kyç nga BE që Kosovës t’i hiqen vizat.

“Është koha e fundit që të gjitha subjektet politike, që janë në qeveri e opozitë që ta votojnë marrëveshjen dhe të shkojmë përpara duke liberalizuar vizat për qytetarët”.

“Prandaj, presim që në janar të krijohet në situatë e re dhe ta zgjidhim këtë çështje. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë kam frikë se do ta humbim shansin edhe për vitin 2018, edhe për vitin 2019. Prandaj, është momenti i duhur që liderët e partive politike, jo vetëm për demarkacionin por edhe për tema të tjera nacionale të gjejnë një konsensus”, ka thënë  Hoxhaj, duke shtuar se dilemta për humbje të territorit nga kjo marrëveshje nuk qëndrojnë.

Marrëveshja me Malin e Zi për caktimin e vijës kufitare mes dy vendeve e nënshkruar në Vjenë të vitin 2015, ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, për shkak të dyshimve se Kosova humb territor nga kjo marrëveshje.

Kryeministri Haradinaj me të ardhur në krye të Qeverisë ka shkarkuar Komision Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke emëruar një të ri, të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi.

Ky komision ka dorëzuar në Qeveri raportin e tij, ku ka konstatuar se Kosova ka humbur territor nga marrëveshja e Vjenës.

Materiali i komisionit të Bulliqit është dërguar edhe në Kuvend, është diskutuar edhe në Komisionin për Punë të Jashtme, i cili pritet që në fillim të muajit janar t’ia përcjellë Kryesisë së Kuvendit.

E përkundër kundërshtimit të versionit të vitit 2015 të kësaj marrëveshje nga disa parti politike, por edhe vet kryeministri Haradinaj, për Malin e Zi kjo çështje është e mbyllur.

Exit mobile version