-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kosovarët po mashtrohen me produktet e qumështit

Shoqata e Qumështorëve edhe një herë bën thirrje nga organet kompetente të marrin masa për sa i përket pranisë së vajit të palmës në produktet e qumështit.
Sipas një komunikatë në emër të Ramadan Memajt, kjo shoqatë ka shpjetuar lidhur me ngritjen e kallëzimit penal ndaj AUVK dhe disa kompanive që po përdorin vajin e palmës në produktet e tyre, duke mos e deklaruar atë.

Kurse, akuzave se po manipulojnë opinionin, iu kanë përgjigjur duke thënë se nëse dyshohet se po manipulohet me fakte, atëherë le të bëhet një analizë e menjëhershme e të gjitha produkteve të qumështit.

“Kështu që të qartësohet një herë e mirë se kush është duke e rrezikuar shëndetin e konsumatorëve dhe imazhin e prodhuesve vendore për shkak të përfitimeve të lehta. Ne këtë po e kërkojmë me vite nga AUVK-u, por fatkeqësisht nuk kemi parë të merret ndonjë veprim, duke lejuar dëmtimin e konsumatorit kosovar, kompanive të sinqerta të qumështit, si dhe fermerëve që po vazhdojnë të mbyllin fermat e tyre. Prezantimi i rrejshëm në media, gjoja si përfaqësues të shoqatës së qumështorëve nga disa persona, vetëm se e dëshmon edhe më tepër se disa qarqe të caktuara me interes në vajin e palmës në këtë mënyrë dëshirojnë të na e mbyllin gojën dhe të vazhdojnë edhe më tej me mënyrën e tyre të manipulimit dhe të dëmtimit të industrisë së qumështit.

“Për t’i ikur të gjitha këtyre komplikimeve ne edhe një herë u bëjmë thirrje organeve relevante, përfshirë këtu edhe nivelet më të larta për të ndërmarr masa të menjëhershme, të ndalimit të këtij mashtrimi që po u bëhet konsumatorëve për vite të tëra”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img