Site icon PrishtinaPress

Kosovarët arrijnë shifra rekorde në kursime, 5.8 miliardë euro në banka

Shuma e kursimeve që qytetarët e Kosovës kanë në banka deri në muajin shtator 2023 ka arritur në vlerën prej 5.8miliardë euro.

Këtë e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës pikërisht të martën në Ditën Botërore të Kursimeve.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë 609 milionë euro depozita të kursimit

– 539 milionë euro janë nga ekonomitë familjare

– 42 milionë euro janë nga korporatat jofinanciare (bizneset)

Depozitat në bankat komerciale deri në muajin shtator 2023 kanë arritur në 5.8 miliardë euro”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version