Shuma e kursimeve që qytetarët e Kosovës kanë në banka deri në muajin shtator 2023 ka arritur në vlerën prej 5.8miliardë euro.
Këtë e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës pikërisht të martën në Ditën Botërore të Kursimeve.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë 609 milionë euro depozita të kursimit
– 539 milionë euro janë nga ekonomitë familjare
– 42 milionë euro janë nga korporatat jofinanciare (bizneset)
Depozitat në bankat komerciale deri në muajin shtator 2023 kanë arritur në 5.8 miliardë euro”, thuhet në njoftim.