0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kosovare Asllani, ambasadorja e shqiptarëve në Botërorin e grave

Kosovare Asllani do të jetë përfaqësuesja e shqiptarëve në Kampionatin Botëror të femrave, i cili do të nisë nesër.

Futbollistja kosovare do ta përfaqësojë Suedinë në garën prestigjioze që do të mbahet në Australi dhe në Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023.

Sulmuesja e Milanit është një legjendë e kombëtares suedeze, me të cilën i ka zhvilluar plot 170 ndeshje, ndërsa në këtë periudhë i ka realizuar edhe 44 gola.

Suedia do të jetë pjesë e Grupit G së bashku me Argjentinën, Italinë dhe Afrikën e Jugut.

Ndeshjen e parë, futbollistja kosovare me shoqe do ta zhvillojnë më 23 korrik ndaj kombëtares jug-afrikane.

Futbollistja e Milanit do të mundohet ta japë më të mirën për kombëtaren skandinave, me të cilën synon të ketë sukses në këtë Botëror.

Edhe pse e përfaqëson një vend tjetër, në të cilin është lindur dhe rritur, Kosovare Asllani nuk i harron kurrë rrënjët e saj.

Kohë pas kohe, ish-futbollistja e Manchester Cityt, Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, ka festuar duke e formuar shqiponjën dykrenore me duar, ndërsa pak javë më parë ishte prezente në Kosovë, ku e zhvilloi edhe një ndeshje miqësore.

Ajo është shembull dhe model për t’u ndjekur nga vajzat në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img