1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova zbret në fushë sot me tetë garues në Lojërat Mesdhetare

Kosova do të zbresë në fushë sot me tetë garues në ditën e katërt të Lojërave Mesdhetare.

Sot do t’i nisin garat tre prej tetë xhudistëve, sport ky favorit për të fituar medalje në “Oran 2022”.

Distria Krasniqi, Erza Muminoviq e Flaka Loxha do t’i kenë sfidat e tyre nga ora 12:00 me kohën tonë lokale, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, sot do ta nisin eksperiencën e tyre në garën prestigjioze që po mbahet në Algjeri edhe shigjetarët, Hazir Asllani, Edi Dvorani dhe Valmir Gllareva.

Ata do të garojnë më herët, që nga ora 10:00.

Kurse, garat e Kosovës në “Oran 2022” sot do t’i mbyll sporti i boksit.

Bashkim Bajoku do të garojë nga ora 15:15, kurse Shpejtim Bajoku pas katër orësh, në 19:45.

Kosova synon të fitojë medalje sot dhe pa dyshim shpresat më të mëdha do të jenë tek xhudoja, shkruan “Gazeta Express”.

Deri tash, eksperienca e “Dardanëve” në Lojërat Mesdhetare ka qenë e zbehtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img