-3.6 C
Pristina
Monday, February 10, 2025

Buy now

spot_img

Kosova voton sot

Qytetarët e Kosovës sot do t’ju drejtohen kutive të votimit.

Fiks në ora 07:00 parashihen të hapet 941 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Të drejtë vote do të kenë 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë, prej të cilëve 125 mijë e 852 qytetarë do të votojnë për herë të parë.

Ata do të mund të zgjedhin në mes të 28 subjekteve politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Këto zgjedhje janë të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës, kurse të parat zgjedhje të rregullta nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Ndërkaq, dje procesi i votimit u zhvillua edhe jashtë Kosovës, ku diaspora votoj në Ambasada.

Gjithsejt, sipas KQZ-së, të drejtë vote patën 105 mijë bashkëatdhetarë.

Të drejtën e votës e shfrytëzuan, mbi 50 përqind e votuesve.

E votën e tyre e hodhën edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Procesi zgjedhor anekënd Kosovës, do të përcillet drejtpërdrejt në ekranet televizive edhe nga Klan Kosova, që ka shpërndarë ekipet në terren.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img