0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të premte, ka marrë vendim që të vendoset regjim i vizave për shtetasit e Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shtetasit rusë me pasaporta të rregullta, zyrtare, diplomatike si dhe ata që kanë leje qëndrimi biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës për hyrje, transit dhe qëndrim në Republikën e Kosovës.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se një vendim i tillë do të kontribuonte në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian.

“Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, është shprehur ajo.

“Aprovimi i një vendimi të tillë do të kontribuonte në ruajtjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, po ashtu në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe pjesëmarrjen aktive të Republikës së Kosovës në aleancat ndërkombëtare”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img