3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kosova vazhdon të importojë më së shumti nga Serbia

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2017.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 11.2% në muajin mars 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 233,3 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 209,9 milionë Euro në vitin 2016. Eksporti mbulon importin me 11.8%, njofton kumtesa nga ASK

Eksporti i mallrave në muajin mars 2017 kishte vlerën 31,2 milionë Euro, ndërsa importi 264,6 milionë Euro, ku është një rritje prej 22.2% për eksport dhe 12.4% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 43.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.2% e përbëjnë produktet minerale; 10.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.8% e përbëjnë produktet bimore; 4.0% e përbën lëkura dhe artikujt prej saj, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.0% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 5.7% e përbëjnë produktet bimore etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE- së arritën në 7,6 milionë Euro, ose rreth 24.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 37.8%.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.2%), Holanda (3.6%), Britania e Madhe (2.7%) dhe Bulgaria (2.4%). Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 117,4 milionë Euro, ose 44.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 18.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.7%), Italia (7.3%), Greqia (4.4%), Polonia (2.4%) etj. Ndëkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin mars 2017, arritën në 14,3 milionë Euro, ose 46.0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 37.4%.

Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.6%), Maqedonia (12.3%), Mali i Zi (7.7%), Serbia (6.6%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin mars 2017, arritën në 75,1 milionë Euro, ose 28.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17.4%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.6%), Maqedonia (5.0%), Shqipëria (4.7%) dhe B&H (3.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 9,2 milionë Euro, ose 29.6%. Kurse, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: India (12.7%) dhe Zvicra (6.8%). Ndërkaq importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 72,0 milionë Euro, ose 27.2%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Turqia (10.0%) dhe Kina (7.7%).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img