Site icon PrishtinaPress

Kosova udhëheq në dy komisione të njërit prej forumeve më të mëdha të politikë të Evropës Juglindore

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se Kosova është vendosur që të udhëheq në dy komisione në forumin politik Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është zgjedhur unanimisht kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim.

“Jam e nderuar që unanimisht u zgjodha Kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim”, ka thënë Dumoshi.

Tutje, ajo ka shtuar se një delegacion nga Kuvendi i Kosovës është duke qëndruar në Budva të Malit të Zi, në kuadër të SCEEP.

SCEEP synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit.

Fillimet e Procesit te Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), datojnë në qershor të vitit 1996, me Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore, që u mbajt në Sofje, të Bullgarisë, më synim promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe transformimin e rajonit në një zonë të paqes, sigurisë, stabilitetit.

Exit mobile version