Site icon PrishtinaPress

Kosova U21 barazon kundër Bullgarisë U21

Kosova U21 ka barazuar kundër Bullgarisë U21  me rezultat 2:2 në kuadër të kualifikimeve “Euro 2025”.

Të parët që kaluan në epërsi ishin bullgarët me anë të Sorakovit i cili shënoi në minutën e 8-të të takimit, ndërsa në minutën e 34-të shënoi Tahiri.

Një minutë përpara se të mbyllej pjesa e parë ishte Petkov ai që shënoi për epërsinë e bullgarëve.

Ndërsa, pas një ore lojë, ishte përsëri Tahiri që barazoi shifrat, e që ishte edhe goli i fundit në këtë takim.

Me këtë barazim, Kosova gjendet në vendin e katër me pesë pikë, ndërsa Bullgaria në vendin e tretë me gjashtë pikë.

Kujtojmë se kjo ndeshje është luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”

Exit mobile version