Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka mposhtur Sllovakinë U19, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2019”.
Ekipi i Ramiz Krasniqit fitoi me rezultat 2:1.
Golat për Kosovën i shënuan Kryeziu dhe Salihu.
Me këtë fitore, Kosova është në pozitën e tretë me tri pikë, një më pak se Irlanda që është e dyta dhe gjashtë më pak se kryesuesit e Portugalisë.