Site icon PrishtinaPress

Kosova U-21 leksion Turqisë, fitore e madhe për vendin e parë në grup

Kosova U-21 ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj bashkëmoshtarëve të tyre të Turqisë me rezultat 3-1.

Një ndeshje shumë e mirë e djelmoshave tanë që rrezikuan shpesh dhe kishin shumë raste shënimi.

https://youtu.be/tJxD6Orc3yo

Ishte mbrojtësi Arbenit Xhemajli që në minutat shtesë të pjesës së parë, shënoi në portën e Bayindir. Një gol që i dërgoi në pushim me epërsi.

Mirëpo, pjesa e dytë nisi keq për djelmoshat tanë që pranuan gol. Ishte Ibrahim Dervisoglu (46′)që shënoi në portën e Florijan Smakiqit.

Por Kosova nuk u dorëzua. Një aksion i bukur i Lirim Kastratit me Mirlind Dakun, ky i fundit me një goditje të bukur me kokë shënoi për 2-1 (72′).

Kosova pas golit i kishte edhe dy raste shumë të mirë, po u desh të pritet minuta e 90-të që Kastrati të shënonte për 3-1.

Me këtë fitore Kosova ka gjashtë pikë dhe është lider në Grupin 3 kualifikues për ‘Euro 2021’.

https://twitter.com/kosovanfooty/status/1138535895328526343

https://twitter.com/kosovanfooty/status/1138531614009565184

Exit mobile version