Home Baner Kosova theu rekord, kaq vite iu deshën për t’i hequr vizat

Kosova theu rekord, kaq vite iu deshën për t’i hequr vizat

Instituti Epik ka publikuar disa statistika për vendet e Ballkanit Perëndimor se sa kohë iu desh për të fituar liberalizimin e vizave me shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas kësaj grafike, Kosova theu rekord me 12 vjet pritje për këtë proces, ndërsa pasohet nga Bosnja me nëntë vjet.

Por, Serbisë Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut për vetëm dy vjet iu hoqën vizat.

Sot Parlamenti Europian ka miratuar dokumentin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili nesër pasohet me nënshkrimin zyrtar dhe shënon hapin procedurën përfundimtare para se vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Vonesën në këtë proces për kosovarët e vuri në pah edhe raportuesi i vizave për Kosovën në PE, eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, në postimin e tij urues për qytetarët e Kosovës.

“Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024./PrishtinaPress/

Exit mobile version