Site icon PrishtinaPress

Kosova, temë e nxehtë në samitin e OSBE-së në Shkup

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillon punimet samiti i OSBE-së, me pjesëmarrjen e gjitha vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, përfshirë Rusinë.

Sa e mori fjalën ministri i Punëve të Jashtme ruse, Sergei Lavrov, adresoi kritika të ashpëra ndaj OSBE-së, që sipas tij është bërë vegël e Bashkimit Evropian.

Më pastaj, Lavrov foli edhe për Kosovën, duke thënë se me shpalljen e pavarësisë më 2008-ën dhe pranimin e saj, është bërë siç thotë ai rrëmbimi i Kosovës nga Serbia , kjo duke shkelur Rezolutën 1244 të OKB-ës dhe pa referendum.

Gjatë fjalimit të Lavrovit, disa delegacione kanë lëshuar sallën e Samitit, ndërkohë reagim të rreptë bëri ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Ai tha se ngjarjet në Kosovë ishin shkëndija e fundit e tentimit për të shmangur vëmendjen nga lufta në Ukrainë, duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor. Ne po bëjmë më të mirën duke  luftuar këtë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë. Sipas tij Shqipëria, vazhdon të punoj fort dhe në mënyrë proaktive  për një Ballkan Perëndimor stabil e paqësor, njofton Klankosova.tv.

Hasani, shtoi se një OSBE e fuqishme, është e nevojshme në ditët e sotme, pasi edhe përkundër progresit të dekadës së fundit, kërcënimet e vjetra janë duke dalë në sipërfaqe përsëri dhe pas këtyre tentativave për të shkaktuar probleme në Ballkanin Perëndimor, mund ta shihet qartë dora  e njëjtë që po dëshiron ta dobësojë OSBE-në.

Maqedonia e Veriut, këtë dhjetor përfundon kryesimin e OSBE-së, e nga 1 Janari 2024, për një vit këtë rol do ta kryejë Malta.

Exit mobile version