-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto”, Meloni, Scholz dhe Macron me “urdhër të prerë”

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor.

Në anën tjetër kanë kërkuar nga Serbia të jetësojë njohjen de-facto.

“Me qëllim të arritjes së progresit të shpejt në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç përshkruhet në draftstatut, ndërsa Serbisë që të jetësojë njohjen de-facto.

Formalitetet, përfshirë ato ndërlidhur me adoptimin, nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e progresit për këtë çështje”, thuhet në letrën e përbashkët të tre liderëve evropianë.

Pas takimit të djeshëm të mbajtur në Bruksel, Qeveria ka deklaruar se ka pranuar marrëveshjen bazike të Brukselit dhe atë të Ohrit por që Serbia ka kundërshtuar ato.

Pas takimeve dyditore, liderët e BE-së kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img