0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova synon të bëhet qendër rajonale e industrisë ushtarake amerikane”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, iu ka ofruar investitorëve amerikanë të industrisë ushtarake për të investuar në Kosovë, në mënyrë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se qëndrimin dhe gatishmërinë e tij për investitorët amerikanë të industrisë ushtarake e ka shprehur gjatë fjalimit në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21.

“Investitorët amerikan të industrisë ushtarake shprehin vlerësimin e lartë për ofertën time për të investuar në Kosovë me potencialin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Më tej ai ka shkruar se “këtë qëndrim, përveç gjatë fjalimit tim në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21, e shpreha edhe në takimin tejët miqësor me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, z. Andy Michels”.

Ai tha se me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon”, ka shkruar Mehaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img